Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Socialistet e cilesuan projektligjin e ri per SHISH-in, si nje tentative te kryeministrit Berisha per ta shnderruar kete institucion ne nje gestapo moderne qe do te kete ne fokus sulmet politike dhe jo vetem.
Deputeti Saimir Tahiri ne nje analize te detajuar te projektligjit theksoi se ai nuk ofron asnje garanci ligjore dhe kushtetuese per nje sherbim inteligjent ne perputhje me keto parime.
Amendamentet e ofruara nga shumica sipas Tahirin nuk perbejne asnje reforme per shish por perkundrazi e centralizojne ate ne duart e kryeministrit Berisha duke lene jashte kontrollin parlamentar dhe ate gjyqesor. Deputeti socialist quan skandaloz nje nga shtesat e bera nga mazhoranca ku parashikohet ne veprimtarine e shish edhe kontrolli , mbikqyrja nga cenimi i demokracise parlamentare.
Centralizimi dhe kontrolli qe synohet me kete inisiative mbi SHISH behet edhe me i frikshem sipas Tahirit sepse mund te abuzohet me mundesine qe ky organ ka me ligjin egzistues per te pergjuar dhe kontrrolluar deputetet me vetem nje firme te thjeshte te kryetares se kuvendit.
“Supozoni nje drejtor te emeruar nga Berisha qe pergjon me firmen e kryetares se parlamentit. Kjo nuk perben asnje garanci”, u shpreh Tahiri.
Nje tjeter hapsire e cuditshme sipas Tahirit eshte edhe fakti se ne projektligj percaktohet nje mandat i kufizuar per drejtorin e SHISH por jo per zevendesin e tij. E aq me teper thote Tahiri qe roli i parlamentit eshte i kufizuar thuajse inegzistent. Nje tjeter pike eshte edhe inspektori i pergjithshem i cili eshte i emeruar drejperdrejt nga kryeministri.
Zoti Tahiri rendit edhe nje sere pikash te tjera te cilat sipas tij jane tregues te qarte te tentatives se kryeministrit per te zaptuar kete institucion.
Sipas tij SHISH ka nevoje per nje reforme rrenjesore konsensuale me asistencen e NATO-s, KE-se dhe OSBE-se, vetem ne kete menyre per Tahirin mund te garantohet nje institucion profesional dhe jo nje organ politik.
Top Channel