Paloka: Rama s’mund te mbaje peng qytetaret
18/02/2010 17:40
Deputeti i PD, Edi Paloka ka hapur seancen e sotme parlamentare duke akuzuar kryetarin e PS, Edi Rama se po mban peng popullin shqiptar.
Gjate fjales se tij, Paloka ka deklaruar se lideri i opozites po perpiqet te pengoje procesin e integrimit te vendit.
“Edi Rames t’i behet e qarte se nuk mund te mbaje peng fatin e shqiptareve. Rama po kercenon nje popull te tere me pengimin e integrimit”, ka pohuar Paloka.
Deputeti demokrat ka theksuar se shqiptaret me 28 qershor zhvilluan zgjedhje te ndershme, por eshte Rama qe nuk do t’i pranoje ato.
“Edi Rama kercenoi serish me protesta pas tryezes. Shqiptaret votuan, por Rama nuk njeh voten e tyre”, ka shtuar Paloka.
Top Channel