Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Zgjedhjet ne Shqiperi kane qene serish objekt diskutimesh ne Asamblene Parlamentare te OSBE-se qe po zhvillohet ne Vjene.
Ne perfundim te diskutimit per Shqiperine, OSBE ka nenvizuar qendrimin per hyrjen e opozites ne Kuvend dhe hetimin e plote dhe te detajuar te zgjedhjeve, ne respekt te Kushtetutes shqiptare.
Presidenti i Asamblese, Zhoao Soares informoi Asamblene se kishte zhvilluar takime te merkuren pasdite ne Vjene me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli dhe me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Ai tha se OSBE-ja mbeshtet pa asnje hezitim rapotin e OSBE-ODIHR-it per zgjedhjet ne Shqiperi dhe se eshte e rendesishme te deklarohet se deputetet e zgjedhur duhet te hyjne ne Parlament.
“Kjo eshte sigurisht thelbesore, pavaresisht ndonje ankese qe mund te kete. Deputetet e zgjedhur duhet te hyjne ne Parlament sepse ne rast te kundert ekziston rreziku qe javen e ardhshme ata te humbasin mandatin e tyre”, ka deklaruar Soares.
Ne nje deklarate zyrtare ne faqen e OSBE-se, presidenti i Asamblese Parlamentare, Zhoao Soares, nder te tjera thote se misioni i OSBE-se u drejtua nga nje anetar i Asamblese me shume eksperience, zevendespresidenti Volfgang Grosruk.
Ndonese vezhgoi permiresime, ai dhe ekipi i tij nenvizuan nje numer ceshtjesh te rendesishme qe duhet te rishikohen.
Dyshimet per manipulime te ngritura nga opozita duhet gjithashtu te shihen, tha ne deklarate Soares. Kryetari i Asamblese Parlamentare te OSBE-se i kerkoi deputeteve te opozites te zene vend ne Kuvend.
“Ne interes te stabilitetit dhe per te ecur perpara me dialogun dhe pajtimin, une i bej apel te gjithe kandidateve te zgjedhur te pranojne menjehere mandatet e tyre ne Parlament. Une mirepres vullnetin e te dy paleve per te marre pjese ne nje komision qe do te kryeje nje hetim te plote dhe te detajuar te zgjedhjeve, ne respekt te Kushtetutes dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese”, deklaroi Soares.
Per ceshtjen e zgjedhjeve, ne nje material te shperndare nga Kuvendi pas takimeve me zonjen Topalli, jane shprehur edhe zevendespresidentet e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aderholds dhe ai i Austrise, Grosruck, i cili vezhgoi zgjedhjet ne Shqiperi.
“Une inkurajoj cdokend te ndryshoje qendrim, te njohin qeverine dhe te kthehen ne pune. Nga informacionet qe kam marre prej kolegeve te mi dhe ketu ne OSBE, mund te them se zgjedhjet ishin korrekte dhe nuk kishte asgje nga ato qe dikush mund t’i quaje parregullsi”, ka pohuar Aderholds.
Ne te njejten linje eshte shprehur edhe Grosruck, i cili pervecse i ka bere thirrje opozites te kthehet ne Kuvend ka theksuar se nuk mund te kerkohet hapja e kutive.
“Se pari mendoj se opozita duhet te kthehet ne Parlament, te marre pjese ne debate dhe pastaj te ngrihet komisioni hetimor per procesin zgjedhor sipas ligjit dhe Kushtetutes. Nuk mund te kerkoj une hapjen e kutive te votimit, kur ligji dhe Kushtetuta nuk e lejon kete. Keshtu qe mua me duhet te pranoj ligjin dhe Kushtetuten”, ka theksuar ai.
Sikunder ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, edhe ne Asamblene e OSBE, beteja e deklaratave dhe mbeshtetjes nga palet duket se ka paraprire raundin e ri te negociatave qe pritet te therrase presidenti Topi per zgjidhjen e krizes politike ne vend.
Top Channel