
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtron nevojen e ndryshimeve te reja ligjore per lehtesimin e procesit te numerimit te votave.
Faza me e kontestuar e procesit zgjedhor, ai i numerimit te votave, konsiderohet problematik edhe nga vete institucioni qe menaxhon zgjedhjet, ku pranohet se shkak per kete mbeten vete subjektet zgjedhore.
KQZ insiston ne punen e saj profesionale, çka eshte pranuar edhe ne raportin e OSBE-ODIHR-it, por qysh ne faqet e para te raportit vjetor te ketij institucioni, serish theksohet mungesa e besimit.
“Jane permendur sigurisht problematikat qe kemi pasur ne numerim, bllokimi qe eshte bere, nderhyrjet e komisionit per t’i mbajtur nen kontroll dhe per te perfunduar me sukses numerimet”, theksoi kreu i KQZ-se, Arben Ristani.
Raporti ben nje rezyme te veprimeve qe ka ndjekur KQZ ne pergatitjen e procesit zgjedhor, diten e votimit, numerimit te votave, si dhe ankimimet deri ne shpalljen e rezultatit, ndersa ben verejtje per subjektet politike dhe propozime per ndryshime te ligjit te pakten ne dy pika te rendesishme, qe shpesh jane bere objekt i debateve politike, listat e zgjedhesve dhe procesin e numerimit te votave.
Ne raport theksohet se problemet kryesore qe u shfaqen gjate procesit te numerimit te votave ne disa VNV mund te klasifikohen ne tre kategori dhe me konkretisht: mosperfshirja ne rezultat pa shkaqe te ligjshme e disa qendrave te votimit pasi ishin numeruar, mosnumerimi pa shkaqe ligjore i disa qendrave te votimit, si dhe vonesat e bllokimet e punes gjate procesit te numerimit. Per kete, KQZ jep shembuj konkrete si rasti i Fierit, Lezhes apo Beratit, Korçes, Tiranes etj. Por edhe pse pranon se reduktimi i VNV me kater anetare ishte mjaft pozitive, nga ana tjeter ky institucion propozon qe “mendojme se ne te ardhmen ne ndarjen e zonave te administrimit zgjedhor duhet te behen ndryshime ne funksion te lehtesimit te procesit te numerimit te perqendruar te votave”.
Top Channel