Hetimi, hapja e kutive mund te kerkoje ligj te posacem

18/02/2010 08:15

Hapja e pjesshme apo e plote e kutive te votimit te zgjedhjeve te qershorit shtron nevojen e nje baze ligjore te posaçme.

Ne çdo rast, pavaresisht se cila do jete formula e zgjidhjes qe mund te sjelle marreveshja Berisha-Rama, paraprakisht do te jete Kuvendi ai qe duhet te veproje duke pergatitur nje ligj te posaçem, ose nje vendim te konkret qe i jep te drejte komisionit hetimor te hedhe gjithe hapat e nevojshem.

Deputeti i selise roze, Damian Gjiknuri, ne nje prononcim per gazeten “Shqip”, tha se hetimit te zgjedhjeve duhet t’i paraprije pergatitja e nje baze ligjore.

Pra, sipas tij, procesi i hapjes se kutive qe nenkupton keqyrje te materialit qe ndodhet brenda tyre dhe rinumerim te votave duhet te behet permes nje ligji te posaçem ose nje vendim te Kuvendit. Ajo qe duhet theksuar eshte se tanime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka asnje rol, gjithçka eshte ne duart e Kuvendit, te vendimit te tij.

Ai mund te parashikoje gjithe hapat, kush do hetoje, si do behet hetimi, cilet jane njerezit qe kane te drejte te marrin pjese ne hapjen e kutive dhe procesit te numerimit etj. “Gjetjet e hetimit do te qartesojne tipologjine dhe thellesine e shkeljeve, duke krijuar nje baze te mire per te dhene rekomandimet e duhura, si dhe per te identifikuar personat pergjegjes per shkeljet e ligjit, nese ka, e me pas organet e ndjekjes penale te bejne punen e tyre. Eksperienca e vendeve te tjera na meson se hetimi parlamentar, domosdoshmerish duhet t’i paraprije nje procesi ndryshimesh ligjore”, tha Gjiknuri.

Ndersa jane zhvilluar dy takime ne presidence per zgjidhjen e krizes politike, ne media dhe ne korridoret e politikes po flitet rreth disa formulave qe mund te sjellin zgjidhje, siç eshte hapja e kutive sipas kerkeses se PS-se, hapje e pjesshme e kutive te dyshuara ose hapje e atyre kutive qe nuk lidhen me asnje vendim gjykate.

Partia Socialiste parapriu disa muaj me pare me nje nisme ligjore per te cilen filloi te mbledhe edhe firmat per ta dorezuar ne Kuvend. Nisma legjislative ka per qellim hetimin e shkeljeve te ligjit dhe pretendimeve publike per shkelje, nga ana e institucioneve shteterore apo personave te perfshire zyrtarisht ne administraten zgjedhore, si dhe krijimin e institucioneve te perkohshme qe ngarkohen per drejtimin dhe administrimin e ketij procesi.

Drafti i hartuar nga ekspertet e Partise Socialiste permban ne total shtate nene. Ne nenin qe flet per objektin e hetimit thuhet se synohet hetimi i çdo shkeljeje qe lidhet me procesin zgjedhor ne teresi. Konkretisht socialistet duan te hetojne akuzat per presione per largim ose ulje ne detyre per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore, te punonjesve te administrates qendrore, lokale apo te çdo enti publik. Nje tjeter objekt ka te beje me hetimin e pretendimeve dhe akuzave per proces te parregullt votimi ne disa qendra konkrete votimi, pjese te disa zonave te administrimit zgjedhor.

Top Channel