Erozioni rrezikon kishen e Shelcanit

18/02/2010 09:45

Erozioni rrezikon te shkaterroje kishen e shekullit te 16 ne fshatin Shelcan te Elbasanit. Kisha e Shen Kollit eshte nje monument kulture dhe me vlera te rralla por zhvendosjet e tokes kane bere qe themelet e saj te cahen se bashku me muret.

Ne kete kishe jane afresket e punuara nga Onufri, por qe rrezikojne te zhduken plotesisht se bashku me kete kishe te vjeter.

Ne pikturat murale te periudhes bizantine te krijuara nga Onufri, jane shume elemente etnografike te cilat per vlerat e tyre te medha duhet te konservohen me mire. Por prej vitesh ne kete kishe gati ne rrenim nuk ka me as energji elektrike dhe prej vitit 2006 askush nga Institute i Monumenteve nuk ka shkuar atje.
 

Top Channel