Athine, grabitet foshnja shqiptare

18/02/2010 15:00

Ankthi i ciftit shqiptar, te cilit i rrembyen foshnjen ne nje maternitet ne Athine, pak ore pas lindjes, ka marre fund.

Policia greke arriti te zbuloje shpejt se foshnjen e kishte marre nga shtrati i spitalit, nje grua 38 vjecarje Anthula Vava, e cila fillimisht u besua se ishte infermiere ne spitalin ku ndodhi grabitja.

Nene e dy femijeve 10 dhe 4 vjec, ajo vendosi te rrembeje femijen pas abortit qe i kishte ndodhur gjashte muaj me pare, per te rifituar te dashurin.

Gruan e tradhtoi telefonata e bere nje spitali tjeter te kryeqytetit grek, ku kerkonte t’i vinin ne ndihme, pasi gjoja kishte kryer lindje ne kushtet e shtepise.

Kontrollet e policise treguan se femija qe ajo pretendonte se ishi i saji, qe ne fakt foshnja e zhdukur e ciftit nga Lezha.

Babai i femijes, Agron Shquti falenderoi policine greke, ambasaden shqiptare dhe mediat per ndihmen e dhene  ne gjetjen e femijes se tyre.

Agron dhe Brunilda Shquti jetojne si emigrante ne Athine. Nena e foshnjes dha alarmin ne mengjes, kur pak ore pas lindjes nuk e gjeti beben ne krevatin e saj.

Grabitja e rralle befasoi edhe vete drejtuesit e sigurise se maternitetit “Elena” ne Athine, qe pohuan ne momentet e para se nuk kishin asnje te dhene apo piste te mundshme per episodin trondites.

Rrembimi i foshnjes shqiptare beri buje ne gjithe Greqine, menjehere sapo u dha lajmi. Mediat greke i kushtuan vemendje te madhe ngjarjes se rende dhe te paprecedente, e cila shokoi te gjithe opinionin publik grek.

Mediat nuk kursyen dhe kritikat ndaj masave te sigurise ne spital. Drejtoresha e spitalit u pezullua me urdher te ministres se Shendetesise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB