
Ne kohen kur kreu i shtetit, Bamir Topi, po perpiqet se bashku me komunitetin nderkombetar per te gjetur formulen e zgjidhjes se krizes politike ne Shqiperi duket se nje pjese e paktit eshte e paracaktuar.
Ajo ka te beje me vullnetin tanime te garantuar te dy kampeve politike per te nderhyre ne ate çka cilesohet reforme elektorale.
Baza per kete proces mbeten rekomandimet e dhena nga OSBE/ODIHR-i ne raportin e fundit per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009.
Se pari, çeshtja me e rendesishme ka te beje me komisioneret. Do te tentohet qe te shmanget ne maksimum politizimi i komisionereve.
Objektivi mbetet garantimi i infrastruktures dhe formules zgjedhese te komisionereve qe te garantoje kryerjen prej tyre te detyrave zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise.
Ne Kodin e ri Zgjedhor pritet te ndryshojne dispozitat qe u japin kryetareve te partive te drejta te veçanta kandidimi.
Ashtu sikurse do te garantohet qe zgjedhesit te dine paraprakisht kandidatet, te cilet mund te zgjidhen si rezultat i mbeshtetjes se tyre.
Nje tjeter synim eshte eliminimi i perfshirjes se partive politike ne perzgjedhjen e gjyqtareve qe shqyrtojne ankimimet zgjedhore.
Reforma do te preke edhe dispozitat ne lidhje me perseritjen e zgjedhjeve ne nje zone zgjedhore.
Nje rekomandim eshte perfshirja e mekanizmave qe mund t’i japin zgjedhesve si individe te drejten e ankimit ne rast te shkeljes se te drejtave te tyre zgjedhore.
Top Channel