
Letra dashurie sekrete te shkruara prej dores se ish presidentit amerikan John F Kennedy dhe kushtuar nje femre daneze, dolen ne ankand duke nisur nga 25 mije dollare.
Letrat datojne ne vitet 1950, kur Kennedy ishte ende nje senator ambicioz. Ato ishin te adresuara qe te gjitha per Gunilla von Post.
Sipas historise se zbardhur tashme prej letrave, historia e tyre e dashurise ka nisur para se Kennedy te martohej me Jacqueline Bouvier, martese e cila nuk e ka penguar senatorin e asaj kohe te vazhdoje edhe dashurine e tij daneze.
Ankandi fillon nga 25 mije dollare, por poseduesja e letrave zonja Von Post tashme 78 vjecare mendon se ato do te tejkalojne kete vlere.
Gunilla von Post beri publike lidhjen e saj me ish presidentin Kennedy edhe ne librin e vitit 1997, por 11 letra dashurie te shkruara me dore dhe 3 telegrame deri me tani kane mbetur te papublikuara.
Top Channel