
Mjedisi ka ulur ne nje tryeze politikane te majte dhe te djathte. Sebashku me perfaqesues te shoqerise civile dhe te diplomateve te huaj, ata jane mbledhur per te krijuar koalicionin kombetar per mbrojtjen e mjedisit.
Zv/ministri Taulant Bino tha se kerkohet shume pune per permiresimin e mjedisit ne vend, i cili por demton shendetin e qytetarve. “Shqiperia ka nje renditje shume te mire ne vitalitetin e sitemit por nuk ka nje renditje te mire ne shendetin e mjedisit. Kemi te dhena qe nuk duhen neperkembur, por kemi edhe shume probleme”, theksoi Bino.
Por deputeti i Partise Socialiste, Besnik Bare ka argumentuar se te dyja qeverite kane shkelur ligjet e mjedisit, pasi politikanet kane konfikt interesi dhe ndaj duhet te fuqizohen organizmat mjedisore. “Ndoshta duhet te edukohen politikanet, meqenese sensibilitetet e tyre jane majft te zbehta”, deklaroi Bare.
Ne kete tryeze eshte kerkuar qe te forcohet sensibilizmi qytetar per mbrojtjen e mjedisit.
Top Channel