Bregu ne Spanje, merr garanci per vizat

17/02/2010 19:55

Vendimi per liberalizimin e vizave mund te merret ne muajin maj.

Lajmi i eshte bere i njohur ministres se Integrimit, Majlinda Bregu ne Madrid, gjate nje takimi me sekretarin spanjoll te Shtetit per Bashkimin Europian, Diego Lopez Garrido, vendi i te cilit mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian. Ai tha se, “Keshilli europian pret raportin e Komisionit Europian per permbushjen e kushteve teknike nga Shqiperia, ne menyre qe te vendose per miratim ne muajin maj.

Sipas Garridos, kjo do te mundesoje hyrjen e menjehershme ne fuqi te liberalizimit te vizave. Gjate takimit me sekretarin spanjoll te Shtetit, Bregu diskutoi edhe mbi situaten politike ne Shqiperi, duke theksuar vullnetin e qeverise per te arritur nje kompromis kushtetues me qellim hyrjen e opozites ne parlament.

Ne njoftimin zyrtar te Ministrise se Integrimit, thuhet se Komisioni Parlamentar per BE-ne, e cilesoi bojkotin e opozites si nje paradoks politik, qe nuk con ne asnje zgjidhje ne interes te vendit.

Top Channel