
Dikur enderronte te hynte brenda ekranit te televizorit, pa e ditur si ai ishte, objekt me deshiren e madhe per te shijuar gjerat e mira qe servirnin reklamat ne stacionet jo shqiptare.
Ndersa sot deshiron te hyje ne mendjet e njerezve per te mesuar se cfare bluajne ato. Tashme jemi mesuar me rebelizmin e saj, e rritur ne nje familje artistesh, edhe ndryshimi i emrit, nga Inida ne Zhaku, duket si element i ketij pikesynimi. Fillimisht paraqitet para publikut ne moshen 16 vjecare, ne nje nga ekranet qe tashme nuk ekziston me dhe prezanton hit-parade.
Me pas, per 3 vjet me radhe prezanton “Kenget e Stines” dhe pasi provon prezantimin, provon edhe te kenduarin ne nje festival te muzikes bashkekohore, tashme si interpretuese. Por te gjitha keto duket se nuk mjaftojne. Me nje aktivitet te ethshem dhe energji te pashtershme, ajo i habit te gjithe kur paraqitet para publikut tashme si autore.
Boton nje liber me nje titull qe s’kish si te ishte ndryshe, vecse: “Zhaku”. Thote se mendimi i pare qe i shkon ndermend ne mengjes eshte veshja. E paparashikueshme ne ate qe kerkon dhe ate qe ben Inida Gjata eshte nga ato femije qe nuk jetojne nen hijen e prinderve, por qe lufton qe rrugen e saj ta projektoje vete.
Top Channel