
Situata e krimit ne vend mbetet pa ndonje permiresim ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar, madje per dy muajt e pare te 2010 shenohen 3 vrasje me teper.
Pa llogaritur ne kete statistike edhe vrasjet brenda familjes, sic eshte rasti i Haki Miskes, i cili vrau nenen e tij, por qe ne nje periudhe te meparshme kishte kryer vrasje te cilat policia nuk kishte arritur t’i zbulonte.
Ndersa policia ne shkurtin e vitit te kaluar regjistroi vetem nje vrasje ne rrethin e Mirdites, vetem ne 15 ditet e para te ketij muaji dy vrasje kane ndodhur ne Kamez te Tiranes, ne afersi dhe ne situata te ngjashme.
Nje ish –atlet dhe nje 22-vjecar u vrane ne harkun kohor te tre diteve ne periferine e kryeqytetit. Zbulimi i autoreve te krimit si edhe te kapjes se autoreve ngelet ne nivele te larta, por ne parandalimin e krimeve policia ende nuk ka mundur dot qe te arrije rezultatet e pritura.
Numri i vrasjeve per kete vit shkoi ne 15, numer ky qe ne viti 2009 u regjistrua vetem ne fund te muajit mars ne Shqiperi.
Por shkurti regjistroi edhe vrasjen e 13-vjecarit nga fshati Verdove ne periferi te qytetit te Pogradecit i cili u vra me me arme zjarri nga bashkemoshataret e tij duke luajtuar. Po ashtu edhe vrasjen e nje femije 2-vjecar, te cilen nena vendosi ta vriste gjate aktit te vetvrasjes se saj ne kushte ende te pacaktuara qarte, por qe per policine u regjistruan ne statistikat e vetvrasjeve.
Duke mbetur ne te njejten statistike edhe vrasjet e kryera me pare nga vrasesi serial i Librazhdit, nuk u rregjistruan ne statistiken e ketij viti.
Top Channel