
Historite e pazakonta te “Shtepiake te deshperuara” vazhdojne edhe ne sezonin e peste.
Tashme ngjarjet kane nje kapercim ne kohe prej 5 vjetesh. Krijuesi Marc Cherry i sjell ato hera heres ne kohe. Seriali me i ndjekur televiziv ne Shtetet e Bashkuara, Evrope dhe Shqiperi, permes ekranit te Top Channel, sjell historine e nje lagjeje, apo cfaredo lagjeje nepermjet jetes se 5 shtepiakeve te deshperuara.
Secila prej tyre sjell psikologjine e nje grupimi te caktuar, secila prej tyre ruan nje sekret ne jeten e saj, secila prej tyre e ka nje telash, secila prej tyre eshte aty per te mbeshtetur miken e saj. As ne kete sezon nuk do te mungojne misteret, romancat, vrasjet. Djemte e familjes Scavo jane rritur dhe njeri prej tyre do te bjere ne burg. Cila eshte e verteta? Suzan tashme e ndare me Maikun. Do te mund te mbijetoje gjate e vetme, pa nje mashkull ne jeten e saj?
Bri tashme nje manaxhere e biznesit te saj. C’fshihet pas fasades? Gabriel tashme i ka mbijetuar jetes se rendomte, me dy vajza dhe Karlosin e verber. Do t’i kthehet shikimi Karlosit? Por qendra e shume ndodhive do te jete bashkeshorti i trete i Edi Brit. Meri Alis, perseri ne rolin e saj do te na rrefeje gjithe sekretet e kesaj lagjeje amerikane, por ne nje menyre tjeter. Te papriturat e kesaj komedie te zeze, me nota sa dramatike dhe komike, vazhdojne.
Sfida te reja i presin fqinjet ne Wisteria Lane, ku cdo gje qe shikohet jo domosdoshmerisht eshte e vertete. Ne episodin e 100-te, pervec rikthimeve te personazheve si Meri Alis apo Marta Huber, nje tjeter protagoniste qe do te luaje nje rol te rendesishem ne jeten e ketyre grave do te jete Eli Skrugs. Jane vetem disa nga historite qe do t’ju mbajne te mberthyer cdo te marte e te merkure pas ekranit tone, me serialin me te pelqyer e te vleresuar me cmime Emmy dhe Golden Globe.
Top Channel