Rama te presidenti: Hetim zgjedhjeve
16/02/2010 13:35
Edi Rama, i shoqeruar nga kreu i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Gramoz Ruci ka perfunduar takimin e tij ne presidence ku ka njohur kreun e shtetit per qendrimin e partise se tij per hetimin e zgjedhjeve.
Pas takimit ka qene Ruci ai i cili ka sqaruar per mediat se sot presidenti nuk ka paraqitur propozime konkrete por ka degjuar qendrimin e PS-se.
“Partia Socialiste edhe njehere shpalosi para presidentit kerkesen per hetim, mbeshtetur edhe ne rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes”, u shpreh Ruci.
Gjate dites se sotme kreu i shtetit ka patur nje axhende te ngjeshur takimesh, i fundit nder te cilet pritet te jete ai me kryeministrin Sali Berisha, rreth ores 14:30.
Top Channel