
Partia Socialiste nuk do te terhiqet nga bojkoti parlamentar dhe do t’i rikthehet menjehere protestave popullore nese tryeza e presidentit nuk do te prodhoje rezultatin e kerkuar nga opozita.
Kryetari i PS-se, Edi Rama nga Vlora theksoi se nuk do te kete asnje terheqje nga beteja per te rikthyer demokracine e munguar, e ne rastin tha Rama qe tryeza do te deshtoje atehere protestat popullore nuk do te ndalen me.
“Strukturat e Partise Socialiste mezi presin te dalin ne proteste dhe jane ne krye te betejes dhe te paduruar te dalin ne rrugen e protestes”, u shpreh Rama.
Lideri i opozites hodhi poshte cdo mundesi per terheqje apo kompromis ne kerkesat e parashtruara nga Partia Socialiste.
“Ne nuk do te lejojme qe tavolina te kthehet ne nje instrument per te zvarritur opoziten dhe per te shtyre zgjidhjen dhe protesten tone”, theksoi Rama.
“Parimi yne, – tha Rama – ka te beje me ndryshimin e nje faqeje 20 vjecare manipulimesh zgjedhore dhe kjo mund te behet sipas tij vetem duke hetuar ne menyre te plote dhe te pakufizuar procesin zgjedhor te 28 qershorit”.
Lideri i opozites tha se ne te njejten menyre si me zgjedhjet qeveria funksionon ne te gjithe sektoret kyc per vendin duke fshehur fytyren e vertete te krizes qe ka zapatuar vendin.
“Te gjitha keto, – tha Rama – jane rezultati qe kane prodhuar zgjedhjet e manipuluara ku vota deformohet duke prodhuar nje pushtet ilegjitim qe mendon per veten e tij dhe jo per qytetaret shqiptare”.
Top Channel