PS: Kushtetuta nuk pengon kutite

16/02/2010 15:15

Partia Socialiste i kerkoi kryeministrit te heqe dore nga manipulimet dhe justifikimet e kota per mos hapjen e kutive pasi sipas tyre kerkesa e opozites nuk ka asnje lidhje me vendimin e gjykates.

Sipas deputetit Saimir Tahiri kjo eshte nje skeme te cilen kryeministri po e perdor per te fshehur manipulimet e kryera dhe mungesen e vullnetit per t’i dhene fund ketij fenomeni ne Shqiperi.

Deputeti socialist renditi edhe arsyet per te cilat ky hetim nuk mund te pengohet.

“Parlamenti eshte institucioni i vetem me atributin kushtetues per te shqyrtuar zbatimin korrekt te legjislacionit (ne kte rast zgjedhor), evidentimin e parregullsive, identifikimin e pergjegjesive administrarive dhe institucionale, si dhe ndermarrjen e iniciativave ligjore per parandalimin e perseritjes se zgjedhjeve te manipuluara ne te ardhmen.
Pushteti i opozites per te hetuar nepermjet komisionit parlamentar eshte institucionalizuar si kompetence kushtetuese, duke detyruar maxhorancen te mos ia nenshtroje diskutimit dhe votimit parlamentar nismen e opozites.
Pavaresia dhe liria e hetimit pertej çdo kufizimi te imponuar nga vullneti i shumices parlamentare, jane parime kushtetuese te afirmuara pikerisht per t’i garantuar opozites hetim te plote e te pakushtezuar”, tha Tahiri.

Sipas deputetit Tahiri percaktimi i objektit te hetimit eshte nje e drejte qe disponohet nga opozita , dhe komisioni hetimor i propozuar nga PS nuk ka per qellim te rishqyrtoje vendimin e kolegjit zgjedhor dhe as te vleresoje apo komentoje menyren sesi gjykata ka arritur ne kete perfundim.

Ne piken e 6-te socialistet theksojne se kufizimi i objektit te hetimit deri ne ate mase sa te beje te pamundur kryerjen e veprimtarise hetimore te komisionit eshte i ndaluar ne menyre absolute nga kushtetuta dhe vendimet e gjykates kushtetuese, pra sipas Tahirit ne rastin konkret hetimi pa hapur kutite eshte nje kufizim i tepruar i atributit kushtetues te opozites pra nje kufizim jo kushtetues.
 
“Kufizimi i mjeteve dhe instrumentave hetimore, perzgjedhja e tyre me diktatin e maxhorances, ndalimi i disave (siç jane kutite, fletet e votimit, listat dhe materialet zgjedhore) si dhe lejimi i disa te tjerave (dokumentacin per perdorimin e buxhetit, financave publike, perdorimit te aseteve publike, administrates shteterore, te denuarve, etj) perben shkelje te kushtetutes, parimeve te shtetit te se drejtes, ndarjes dhe balancimit te pushteteve, funksionit kontrollues te parlamentit, si dhe cenon ne thelb demokracine parlamentare ne vend”, tha Tahiri.

Top Channel