Prezantuesi rrefen vrasjen ne TV

16/02/2010 17:45

“Ne spital, gjate nje pasditeje te nxehte doktori me tha se nuk kishte me mundesi qe te mbijetonte, nderkohe qe ai vuante shume. I kerkova doktorit te me linte vetem me te per nje moment, mora nje jastek dhe e mbyta derisa vdiq”.

Ky ka qene rrefimi i prezantuesit te njohur te BBC-se, Ray Gosling, 70 vjec, i cili ka treguar ne nje interviste se si kishte vrare te dashurin e tij te semure me SIDA, pasi kishte bere me te nje pakt.

“E kishim bere kete marreveshje: nese gjerat do te shkonin keq do t’i kisha dhene fund jetes se tij”, tha Gosling.

“Nganjehere duhet te behen gjera kurajoze dhe te shkelen ligjet”, theksoi ai.

Te ndihmosh dike te beje nje vetevrasje ne Britanine e Madhe eshte e jashteligjshme dhe mund te denohet deri ne 14 vjet burg.

Gosling tani eshte nen hetim dhe policia po e heton pas rrefimit te tij shokues.

Top Channel