Mbaron mandati i dyte i Avokatit te Popullit

16/02/2010 08:30

Nga dita e neserme, Republika e Shqiperise eshte ne vakum te nje institucioni te rendesishem kushtetues.

Behet fjale per Avokatin e Popullit, titullarit te se cilit Ermir Dobjanit, i mbaron diten e merkure, me 17 shkurt mandati i dyte si perfaqesues i qytetareve shqiptare.

Perveç krizes politike qe ka mberthyer vendin, ne nje gjendje impasi jane edhe disa institucione te rendesishme kushtetuese, anetareve te se cileve iu mbaron mandati, por Parlamenti nuk ka kuorumin e duhur per t’i zgjedhur.

Avokati i Popullit eshte kryesori qe kerkon 84 vota. Kjo çeshtje e rendesishme institucionale eshte diskutuar edhe gjate takimit te djeshem te Presidentit te Republikes, Bamir Topi, dhe Avokatit te Popullit, Ermir Dobjani.

Ne komunikaten per shtyp te Presidences, theksohet se “duke shprehur edhe vleresimet e institucioneve homologe nderkombetare, Presidenti Topi theksoi se e konsideroj nje vlere te madhe krijimin e institucionit te Avokatit te Popullit dhe perparimin e tij hap pas hapi. Puna e dobishme e ketij institucioni te pavarur duhet te sherbeje si model dhe si nxitje qe ju dhe pasardhesit tuaj te vazhdoni misionin e nisur”.

Top Channel