
Ashtu sic ishte njoftuar edhe nje dite me pare, presidenti i Republikes Bamir Topi ka nisur nje takim me kreun e delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë ambasadorin Lohan dhe ambasadorin e Spanjës, Montobio, vendi i te cilit mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian.
Ky takim mbahet ne nje moment teper te rendesishem per zhvillimet politike te vendit, ku prej 6 muajsh opozita nuk hyn ne kuvend dhe kriza thellohet gjithnje e me teper.
Biseda me Lohan dhe Montobio, i paraprin takimeve te vecanta qe Topi do te mbaje oret ne vijim me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozites Edi Rama.
Me dy aktoret kryesore te politikes shqiptare, kreu i shtetit te shtunen mbajti nje tryeze te perbashket te kerkuar nga nderkombetaret, prej nga ku u ra dakord vetem per vijimin e bisedimeve.
Nga ana e institucionit te presidences u kerkua qe te eksploroheshin pika te tjera takimi per gjetjen e nje zgjidhjeje ne lidhje me situaten e krijuar se fundmi.
Top Channel