Librazhd, kronologjia e vrasjeve te paralajmeruara

16/02/2010 19:40

“E pyesja tim ate: ku eshte mami? Ai na thoshte qe eshte larguar nga shtepia”. Ky eshte Adrian Miska, njeri nga pese femijet e Haki Miskes, ne gjendje shoku pas arrestimit te babait te tij, autor i kater krimeve.

Qe prej majit te 2009-es, ne kete familje ka patur shpesh konflikte te forta qe kane mes Haki Miskes dhe femijeve te tij, te cilet i kerkonin shpesh e me shpesh t’u tregonte te verteten per nenen e tyre. Madje jo pak here djemte e tij e kane denoncuar per dhune ne polici dhe kercenim te jetes se tyre, por pavaresisht ketij alarmi, Haki Miska lihej serish i lire derisa grindjet kulmuan me masakrimin e te moshuares, Dije Miska.

Por ndersa kjo vrasje shenohet si e fundit, ajo doli se ishte kapaku i nje serie vrasjesh te meparshme te ndodhura pergjate 16 viteve e te mbuluara si vdekje aksidentale. Kronologjia eshte kjo. Pasi Haki Muska arrestohet per mbajte lendesh plasese, ai qendron nje periudhe kohe ne burg dhe pasi le qelite, rikthehet ne shtepi duke maskaruar te shoqen, Mimozen, nene e pese femijeve, me i vogli i tyre 11muajsh. Por ndersa ne fshatin Prevalle nisin thashethemet per zhdukjen e mistershme te gruas qe u raportua nga i shoqi si ikje me deshire nge shtepia, nje vit me pas ndodh vrasja tjeter me autor serish Haki Misken.

Gani Bruku, ish njerku i tij, torutohet dhe vritet ndersa ne polici thuhet se ishte rrezuar nga pema. Motivi per nje konflikt pronesie. Nje muaj pas ketij krimi gjendet i vdekur mesuesi Qamil Lluka nga fshati Funarze. Edhe ai ishte torturuar dhe me pas hedhur nga shkembi por qe ne polici ceshtja u mbyll duke e konsideruar nje aksident pasi viktima konsumonte alkool.

E fundit masaker eshte ajo e te emes, Dijes dhe tentatives per te vrare edhe te bijen, Besjanen. Ngjarje qe solli edhe arrestimin e tij. Por jo zyrtarisht policia i lidh keto ngjarje me perpjekjet e autorit per te zhdukur te gjithe personat qe kishin dijeni mbi sekretin e tij te tmerrshem, pikerisht ate te masakrimit te te shoqes dhe varrosjen e saj pak metra larg shtepise. 16 vite me pas, i vellai i saj rikthehet ne fshatin prevalle. “Nuk i njoha asnjere femijet. Ka 16 vjet qe i largoi nga ne”, shprehet vellai i Mimozes.

Top Channel