Leo propozim fejese Bar Rafaelit?

16/02/2010 10:25

Shen Valentini mund te kete qene nje dite perfekte qe Leonardo di Caprio t’i propozonte te dashures se tij Bar Rafaeli.

Nuk dihet se cfare ka ndodhur realisht, por ne doren e majte te modeles izraelite shndrit nje unaze e holle fejese.

24-vjecarja bukuroshe eshte fotografuar ne nje darke me Leo-n dhe nenen e tij ne mbremjen gala ne Festivalin e Berlinit.

Muajin e shkuar cifti eshte fotografuar me i dashuruar se kurre, pas ndarjes ne qershor te 2009, kur Leo u duk se nuk ishte gati per nje lidhje serioze me te. Por sot aktori 35-vjecar duket se ka reflektuar dhe ka kuptuar se nuk mund te qendroje me pa Bar-in e tij.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel