Kruje, sekuestrohen arme, ne kerkim 52-vjecari

16/02/2010 14:05

Policia e Krujes ne kuader te operacionit policor “Brava” pas te dhenave operative ka ushtruan kontroll ne banesen e 52-vjecarit Sulejman Hoxha, me banim ne  Kruje.

Gjate ketij kontrolli sipas burimeve zyrtare te policise u gjeten dhe u sekuestruan nje sasi armesh dhe municioni te cilat ky shtetas i mbante pa leje si me poshte.

Te njejtat burime shprehen se gjate ketij kontrolli jane sekuestruar dy automatike model 56 te kalibrit 7.62 mm, nje arme zjarri pushke 10–eshe model 56 e kalibrit 7.62 mm, nje arme zjarri pushke 20 –eshe model 63 e kalibrit 7.62 mm , 490 cope fisheke pistolete TT model  54 te kalibrit 7.62 mm, 32 cope fisheke model 56 te kalibrit 7.62 mm dhe -4 krehra fishekesh.

Ndersa ka shpallur ne kerkim 52-vjecarin i cili nuk ndodhej ne banese ne momentin e opercionit te polcise.

Top Channel