Anija e bllokuar ne Durres leshon alarmin

16/02/2010 19:45

Nje anije tregtare me flamur kamboxhian dhe ekuipazh azerbajxhanas dhe gjeorgjian, prej nje muaji eshte bllokuar ne raden e Portit Detar te Durresit.

Pas shkarkimit te ngarkeses ne port, lenia ne meshire te fatit nga pronari turk qe ka nderprere komunikimin me ta dhe nga agjencia shqiptare qe i ofron sherbimet, ka shkaktuar panik te ekuipazhi i anijes “Premier” qe ka leshuar sinjalin SOS dy here radhazi.

Te bllokuar ne anije, pa sherbime, ata kane veshtiresi per furnizimin me ushqim dhe kane nisur te shfaqin probleme shendetesore. Madje kryemekaniku i anijes ka kaluar nje parainfarkt dhe eshte derguar ne spital.

Nderkohe, dokumentacioni i anijes eshte bllokuar ne kapiteneri dhe anija nuk mund te levize nga rada pa shlyer likuiditetet, ndersa marinaret, 8 prej te cileve nga Azerbajxhani dhe 6 nga Gjeorgjia, mbeten te mbyllur ne anije.

Top Channel