
Duke filluar qe nga data 9 prill ne SHBA do nise shitja e limituar e dokumentarit per banden e njohur te muzikes rock, “The Doors”.
“When You are Strange” titullohet ky prodhim i shkruar dhe drejtuar nga Tom Di Cillo, me narrator Johnny Depp. Dokumentari eshte realizuar ne pjesen me te madhe me pamje filmike te rralla dhe me bashkepunimin e pjesetareve te grupit, Ray Manzarek, John Densmore, Robby Krieger dhe te afermve te Jim Morrison.
Ne disa intervista, Manzarek e ka cilesuar kete film si kunderpergjigje ndaj atij te realizuar ne vitin 1991 nga Oliver Stone. “Duke pare portretet e Jim, John dhe Robby, mu duk se po jetoja ne ate eksperience”, shprehet Depp. 90 minutat e dokumentarit perfshijne sekuenca te xhiruara qe nga viti 1965 deri ne vdekjen e Morrison ne vitin 1971.
Top Channel