
Shfrytezimi barbar i shume lumenjve ka sjelle jo vetem demtimin e tabanit te tyre, por rrezikon edhe perzierjen e ujrave nentokesore, cka do te sillte deme te renda ne infektimin e ujrave te pijshem.
Zevendesministri i mjedisit sqaron se deri me 1 qershor ku asnje firme nuk duhet te punoje ne lumenj, do te behet nje seleksionim i lejeve te dhena te cilat do te jene me pak se gjysma e lejeve te dhene deri me tani.
“Qe 1 qershori ne te na gjeje me nje ide shume te qarte per kete pune, me subjekte te reduktuara ne lume dhe me gatishmerine e institucioneve qe jane ngarkuar per ta bere me ligj kete pune per te vazhduar. Demi qe shkaktohet nga shfrytezimi i tyre eshte i jashtezakonshem ne krahasim me perfitimin qe eshte i paperfillshem. Perfitojne vetem firmat perkatese te cilat per ndertimin e nje rruge abuzojne”, eshte shprehur zevendesministri i Mjedisit, Arben Demeti.
Dhjetra subjekte te licensuar dhe dhjetra te palicensuar, shfrytezojne lumenj ne zona te ndaluara.Agjencia qe duhet te merret me evidentimin dhe sekuestrimin e mjeteve te subjekteve te palicensuara nuk funksionon, cka ka bere qe ministria te kerkoje edhe nje here ndihmen e task forces.
“Perderisa ne kemi shfrytezim te lumenjve ne kete periudhe qe eshte shfrytezim jo konform rregullave, atehere gjykojme se ligji nuk eshte zbatuar ashtu sic duhet. Ministria do te jete promotore qe te gjitha institucionet te perfshira ne kete pune te kryejne detyren e tyre. Shfrytezimi behet jo vetem ne periudha te caktuara, por edhe ne zona te caktuara, pra nga subjekte qe nuk jane te licencuara.
Ministria e Mjedisit po punon per plotesimin e kuadrit ligjor ne menyre qe inspektoriati i mjedisit te kete te drejtat e sekuestrimit te mjeteve te paligjshme qe operojne prej shume kohesh ne lumenjte e ndaluar.
Top Channel