Tropoje, ngricat demtojne rrjetin elektrik

15/02/2010 08:30

Sipas burimeve te pushtetit vendor, disa fshatra ne Luginen e Valbones dhe ne Rragam te Tropojes jane pa energji elektrike qe prej tri ditesh.

Reshjet e debores dhe ngricat kane demtuar ne nje gjatesi prej 4 km linjen e tensionit te ulet qe furnizon zonen me disa mijera banore.

Nga te njejtat burime mesohet se ka nisur puna per riparimin e defektit, por specialistet thone se afati i riparimit te avarise mund te zgjase disa dite per shkak te terrenit te veshtire dhe motit te keq.

Ne terr kane mbetur edhe tri komuna te thella te Kukesit ne kufi me Dibren: Kalisi, Bushtrica dhe Gryka e Cajes. Jane tri komuna qe furnizohen me energji nga rrjeti i Dibres, nje rrjet teresisht i amortizuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta