Rriten kredite e keqija

15/02/2010 20:25

Te dhenat me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise tregojne se kredite e keqija vazhdojne te rriten, ndonese ne tremujorin e fundit te 2009-es me nje ritem me te ngadalte.

Sipas te dhenave, deri ne fund te dhjetorit kredite e keqija arriten 10.3 perqind te totalit, ose 0.5 perqind me shume se sa tremujori i trete i vitit te kaluar.

Krahasuar me vitin 2008, kredite e keqija jane rritur me rreth 5 perqind, ndersa krahasuar me fundin e 2007-es, ato jane rritur me tre here.

Ekspertet e sektorit bankar listojne nje sere shkaqesh qe kane cuar ne rritjen e forte te kredive te keqija gjate vitit te kaluar.

Sipas tyre, tkurrja e te ardhurave te familjareve dhe biznesit nga kriza dhe zhvleresimi i lekut, kryesisht ndaj euros, i ka vendosur kreditoret ne veshtiresi per te shlyer pagesat e tyre ndaj bankave.

Por, pervec ketyre, teknikisht nje tjeter faktor qe po rrit kredite e keqija eshte edhe renia e kredise per ekonomine.

Bankat kane vazhduar edhe ne tremujorin e fundit te vitit 2009 politiken e tyre shtrenguese te diktuar nga kriza ekonomike.

Sipas te dhenave zyrtare, ritmet e rritjes se kredise rane ne vitin 2009 me 3 here krahasuar me nje vit me pare.

Te dhenat tregojne se normat e kreditimit te ekonomise kane rene ne nivelet me te uleta qe nga viti 2003, c’ka tregon se biznesi e ka te veshtire te gjeje financime per investimet e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA