Negociatat, Topi therret Ramen dhe Berishen

15/02/2010 15:00

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozites Edi Rama pritet te takohen te marten ne takime te vecanta me Presidentin e Republikes Bamir Topi.

Burime per Top Channel konfirmojne se dita e hene ka qene intensive per presidencen e republikes per te bere te mundur keto takime. Kryeministri Berisha, duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, la te kuptohet qarte se eshte per vijimin e dialogut me Presidentin e Republikes, ndonese ripohoi edhe njehere se nuk mund te dale mbi vendimet e gjykatave.

Presidenca konfirmohet se po eksploron tere mundesite per te vazhduar dialogun mes krereve te partise demoratike dhe partise socialiste. Pavaresisht se tryeza e se shtunes nuk prodhoi rezultat konkret per daljen nga kriza, Presidenti e konsideroi te suksesshem faktin qe palet ishin ulur perballe njera-tjetres dhe ishte zotuar te eksploronte pikat e perbashketa qe do te benin te mundur vijimin e dialogut. Takimet e vecanta te se martes paradite ne Presidence jane pergatitur intensivisht nga kanale komunikimi zyrtare mes pallatit presidencial, kryeministrise dhe selise roze.

Burimet per Top Channel pohojne se paleve mund t’u paraqiten kesaj here propozime konkerete, ne perpjekjen per te afruar qendrimet e tyre, qe per momentin duken diametralisht te kunderta.

Por perpara ketyre takimeve, presidenti i Republikes pritet te takohet me kreun e delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane ambasadorin Lohan dhe ambasadorin e Spanjes, Montobio, vendi i te cilit mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian.

Ne nje interviste per Top Channel pas takimit te se shtunes, ambasadori Montobio kujtoi disa data te rendesishme per Shqiperine: sic eshte 22 shkurti, dita e ardhjes se delegacionit te Keshillit te Europes ne Tirane, 4 marsi, dita kur deputetet socialiste duhet te zene vendet e tyre ne parlament, 11 marsi, dita kur komiteti i stabilizim-asocimit duhet te pergatise temen e bisedimeve te keshillit te Stabilizim Asocimit mes Bashkimit Europian dhe Shqiperise: nje mbledhje mes ministrit te jashtem shqiptar dhe 27 ministrave te vendeve anetare te Bashkimit Europian qe mbahet nje here ne vit dhe qe do te percaktoje temat politike ne marredheniet e Shqiperise me Brukselin pergjate nje viti.

Pra zgjidhja sa me e shpejte e krizes, duket se ka rendesi jetike per te ritmin e proceseve integruese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA