Aleati kryesor qeverises i Partise Demokratike, ministri i Jashtem Ilir Meta, mbeshteti kryeministrin Sali Berisha qe te vazhdoje negociatat me Partine Socialiste per futjen e saj ne Parlament.
Mungesa e kushteve nga zoti Meta per kryeministrin Berisha ka te beje me faktin se te dy e shohin zgjidhjen tek ajo qe e perkufizojne si zgjidhje politike brenda kornizes kushtetuese dhe te bazuar tek vendimi i Gjykates Kushtetuese per objektin e komisioneve hetimore.
“Jam shume dakort me propozimin e zotit Berisha. Opozita te listoje pretendimet per mazhorancen dhe te gjitha ceshtjet qe kane te bejne mes tyre. Ceshtjet e gjykates nuk mund te jene te mazhorances. Ne te gjitha rastet e tjera opozita t’i drejtohet gjykates ose prokurorise. Ata jane te lire t’u drejtohen te gjitha gjykatave ne vend, edhe Gjykates Kushtetuese. Cdo futje e politikes do te ishte hap prapa per vendin tone”, ka deklaruar Meta.
I pyetur nga gazetaret, zoti Meta tregoi vendosmerine e mazhorances per te zbatuar, sic tha ai, Kushtetuten per zevendesimin e mandateve te deputeteve aktuale socialiste, nese ata nuk futen ne Parlament deri ne 6 mars.
“Une shpresoj dhe do te kontribuoj per nje zgjidhje politike, duke respektuar kuadrin kushtetues te vendit para dates 6 mars. Zgjjdhje politike do te thote te kete nje kompromis, nje marreveshje, qe opozita te zere vendin ne Parlament perpara afatit kushtetues te mbarimit te mandateve. Nuk dua te parashikoj se cfare do te ndodhe. Ne cdo rast jam i bindur se Kushtetuta do te zbatohet”, ka pohuar Meta.
Duke i bere thirrje opozites te behet pjese e zgjidhjes kushtetuese, sic kerkon rezoluta e Keshillit te Europes, zoti Meta tha se axhenda e integrimit te vendit nuk duhet cenuar nga axhenda personale e askujt.
Dhe se sipas tij, presidenti Topi duhet ndihmuar nga te gjithe per nje perfundim te suksessshem te dialogut.
“Jo cdo gje varet nga presidenti. Ai po ben perpjekjet e tij. Duhet pjekuri nga te gjithe, aq me teper kur vihen re tendenca per te bere presione te panevojshme dhe jashte etikes ndaj presidentit, qe nuk munguan as diten e Shen Valentinit. Kur flitet me ultimatume nuk flitet per dialog”, ka shtuar Meta.
Top Channel