Marku: Shakate, strategji e Berlusconi-t

15/02/2010 21:45

Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Mark Marku, njekohesisht deputet i Partise Demokratike, e ka cilesuar si nje pjese te politikes se zakonshme te Berlusconi-t batuten e ketij te fundit mbi vajzat shqiptare.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Marku eshte shprehur se shaka te ngjashme si ajo per vajzat, Berlusconi ka bere edhe me lidere te tjere perendimore.

“Nuk habitem pasi Berlusconi ka bere edhe here te tjera shaka te tilla. Ai nuk e ka pasur si qellim per te poshteruar shqiptaret. Ne nje takim me ministren e Danimarkes ai i tha se, jeni shume e bukur sa une kam frike te takohem me ju. Gjithashtu, eshte edhe rasti me Barack Obama dhe sa me shume ben gafa te tilla, aq me shume i rritet popullariteti ne Itali”, ka deklaruar Marku.

Sipas tij, deklarata te tilla jane pjese e strategjise se kryeministrit italian, edhe pse nuk priten mire ne ambjente politike dhe nderkombetare.

“Jane batuta qe nuk priten mire ne ambjente politike, ndersa Berlusconi pranon se eshte nje politikan ndryshe dhe e ka kete si nje strategji”, ka thene Marku.

Me tej ai e ka vleresuar si te moderuar qendrimin e kryeministrit Berisha ndaj batutes se homologut italian, duke e vene theksin tek rendesia e nenshkrimit te memorandumit te bashkepunimit.

“Kryeministri Berisha nuk ka faj se me Berlusconin jane vene ne pozita te veshtira edhe shume politikane te njohur evropiane. Takimi ka qene i rendesishem pasi u nenshkrua memorandumi i bashkepunimit me Italine, qe eshte nje vend partner i rendesishem per Shqiperine”, ka shtuar Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA