Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami po zhvillon nje vizite zyrtare ne Kosove, ku eshte takuar me presidentin Fatmir Sejdiu, me te cilin ka vleresuar marredheniet dypaleshe.
Dy zyrtaret nuk kane bere prononcime per mediat pas takimit, por zyra e Sejdiut, permes nje komunikate per shtyp e ka vleresuar ate si shume te rendesishem per mbeshtetjen e ushtrise shqiptare ndaj FSK-se.
Presidenti Sejdiu ka shprehur gjithashtu gatishmerine e njesise se sapoformuar ushtarake te Kosoves per te marre pjese ne misione jashte vendit.
Ndersa ministri Imami, njofton me tej komunikata, ka falenderuar presidentin kosovar per ndihmen qe FSK dha ne zonat e permbytura ne veri te Shqiperise.
Pas ketij takimi Imami eshte pritur edhe nga homologu Fehmi Mujota, si dhe nga kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi.
Top Channel