Imuniteti i Mediut, Gjykata e Larte kerkon prova

15/02/2010 15:45

Per t’i kerkuar parlamentit heqjen e imunitetit per Fatmir Mediun, Gjykata e Larte i ka kerkuar avokateve te familjeve te demtuara nga shperthimi ne Gerdec si pale paditese, te sjellin ne seancen e radhes ne daten 1 mars te ketij viti, provat ku bazohen per akuzen e plagosjes se rende nga pakujdesia te ngritur ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes.

Gjykata e Larte vendosi t’i bashkoje te dyja padite e familjeve Hazizaj dhe Durda ne nje proces te vetem gjyqesor per shkak se edhe akuzat qe kane ngritur ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes jane te njejta.

Ne seancen e radhes, gjykata i kerkoi mbrojtjes se dy familjeve qe e kane akuzuar Fatmir Mediun, te sjellin provat konkrete te cilat bazojne padine e ngritur per plagosje te rende. Kane qene paditesit qe kane kerkuar kohe te mjaftueshme per t’i grumbulluar te gjitha keto prova qe do t’u duhet t’i perfaqesojne ne seancen e 1 marsit.

Nga ana tjeter mbrojtja e ish-ministrit ka deklaruar se akuza e ngritur ndaj klientit te tyre nuk qendron per shkak se edhe prokuroria qe hetoi kete ngjarje, nuk e akuzoi per plagosje te rende Mediun, por vetem per shperdorim detyre.

Gjykata cileson se vendimin per kete e jep trupa gjyqesore, duke i lene kohe mbrojtjes se dy familjeve qe jane akuzuar ministrin aktual te ambientit nen akuzen e plagosjes se rende nga pakujdesia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA