Imami: Do vazhdojme ndihmen ndaj Kosoves

15/02/2010 20:40

Ministri i Mbrojtjes se Shqiperise, Arben Imami po qendron ne Prishtine ku zhvilloi takime me krere te larte te shtetit te Kosoves.

Zoti Imami konfirmoi angazhimin e Shqiperise, si nje vend anetar i NATO-s, per te kontribuar ne konsolidimin e Forces se Sigurise se Kosoves, edhe opse jo me pjesemarrje te forcave ushtarake.

“Ndihma nuk do te mungoje, ajo eshte reciproke. Ndihma e FSK gjate permbytjes ka qene shume profesionale. Ne nuk e quajme te arsyeshme per te qene prezent me forcat shqiptare. Ky eshte nje vendim politik. Plus ketu jane trupat e huaja dhe siguria eshte maksimale”, ka deklaruar Imami per Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA