Fier, shkarja e dheut rrezikon zonat e banuara

15/02/2010 08:25

Reshjet e dendura te shiut, qe kane perfshire Qarkun e Fierit gjate diteve te fundit, kane krijuar panik ne disa qendra te banuara, per shkak te rrezikut te rreshqitjeve te dherave.

Keshtu, ne Rrethin e Lushnjes, 2 komuna me 13 fshatra ndodhen totalisht te izoluara. Shkarja e tokes u ka shkaterruar rrugen e vetme qe i lidhte me qendren e Lushnjes.

Behet fjale per komunat Hysgjokaj dhe Ballagat, banoret e te cileve kane qe nga fillimi i dimrit qe kane njoftuar nenprefekturen e Lushnjes per rrezikun qe u kanosej. Banoret thone se edhe furnizimi me ushqime po u veshtiresohet, pasi u duhet te ecin mbi 5 km ne kembe per te shkuar ne ate pjese te rruges ku mund te hyjne automjetet.

Kurse ne Rrethin e Fierit, banoret e komunave Portez, Frakull, Dukas dhe Lalar ankohen se rreshqitjet e dherave u kane demtuar rende banesat dhe kerkojne nderhyrjen nga autoritetet lokale, per te mundesuar dhenien e fondit te emergjencave per nderhyrjen ne infrastrukturen e banesave te tyre.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta