
Bllokohet qarkullimi hekurudhor ne zonen e Shkembit te Kavajes.
Fenomeni i rreshqitjeve ka detyruar ndermarrjen e linjave te hekurta qe, pervec transportit mbi shina, te ofroje dhe ate rrugor, per te mos humbur pasagjeret e vet, qe vazhdojne t’i qendrojne besnike ketij transporti, i cili ofron cmime me te favorshme per ta, por edhe me shume siguri, ndonese kjo eshte cenuar seriozisht nga faktore te ndryshem.
Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Shqiptare ka vendosur ne dispozicion te udhetareve autobuse, per te vijuar udhetimin e nderprere per shkak te rreshqitjeve te kodres mbi trase. Lajmi eshte konfirmuar nga kreu i Hekurudhave Shqiptare, Zamir Ramadani, qe ka ndjekur ne vendngjarje situaten dhe veprimet e ndermarra per zhbllokimin e situates dhe kthimin ne normalitet ne nje kohe sa me te shpejte te levizjes se mallrave dhe njerezve mbi shina.
Deri ne Durres pasagjeret jane derguar me autobuse, per te mbyllur keshtu udhetimin me tren. Te gjithe trenave te pasagjereve qe vinin nga Elbasani, Vlora a Pogradeci, u eshte dashur te ndalen ne stacionin e Golemit e te mos vijojne me tej udhetimin drejt Durresit e Tiranes, per shkak te dherave qe kane pushtuar linjen e hekurt ne pjesen e Shkembit te Kavajes. Mbremjen e vone te se shtunes, nje pjese e Shkembit u shkeput, duke rene mbi hekurudhe dhe bllokuar krejt trasene pergjate te gjithe linjes qe ndodhet ne rreze te Shkembit. G
jate gjithe dites se diel, mjetet dhe brigadat e punes kane vijuar punen per te shmangur masivet e dheut nga traseja, e cila per fat te mire nuk ka pesuar deme te medha. Drejtori i Pergjithshem i HSH-se tha se ne Zhabe dhe Gogolas te Lushnjes, linja hekurudhore i eshte rikthyer gjendjes se meparshme pas punes me intensitet per largimin e dherave. Reshjet e diteve te fundit, perpos permbytjeve te tokave dhe izolimit te mjaft banesave nga ujerat e shumta, te cilat nuk kullojne per shkak te demtimit ne vite dhe mosmirembajtjes se rrjetit te kanaleve kulluese, kane shkaktuar dhe rreshqitje masive te dherave nga kodrat e shpyllezuara.
Keto rreshqitje kane krijuar nje situate problematike edhe ne linjen e hekurt shqiptare, e cila eshte vene ne gatishmeri per te mbyllur ne nje kohe sa me te shkurter demet. Bllokimi i levizjes, qofte dhe per pak ore e dite, sjell nje dem ekonomik per ndermarrjen qe vazhdon te jete me humbje e te subvencionohet nga arka e shtetit.
Top Channel