
Reshjet e debores kane veshtiresuar levizjet ne rruge ne juglindje te vendit ndersa disa komuna jane izoluar si pasoje e trashesise se madhe te debores.
Fshati Dardhe prej dy ditesh qendron i bllokuar si pasoje e reshjeve te shumta dhe trashesise se madhe te debores ne rrugen qe te con drejt fshatit turistitk.
Sipas te dhenave nga reshjet e fundit trashesia ne qafen e Qarrit ka arritur ne 1.5 metra dhe eshte punuar gjate gjithe nates nga mjetet borepastruese per te hapur rrugen qe te con drejt zones se Kolonjes.
Drejtoria e Rrugeve raporton se ky akas nacional ne mengjes ka qene i kalueshem vetem me zinxhire. Nderkohe ne Qafen e Thanes trashesia e debores ka qene 1 meter por rruga eshte hapur dhe nuk perben probleme per qarkullimin.
Sipas te dhenave nga emergjencat civile me veshtiresi paraqitet rruga e Voskopojes dhe Liqenasit, nderkohe qe disa fshatra te thelle ne komunen e Vithkuqit, ate te Lekasit, Moglices jane bllokuar si pasoje e debores.
Top Channel