Berisha: Jo zgjidhje mbi gjykatat

15/02/2010 13:55

Kryeministri Sali Berisha ka informuar deputetet demokrate, per aq sa ia lejonte konfidencialiteti, rreth takimit te se shtunes ne Presidence me kryetarin e opozites Edi Rama.

Ai tha se ishte treguar i hapur dhe konstruktiv rreth pretendimeve te socialisteve kundrejt qeverise.

“Dua t’ju them ketu juve dhe mbare shqiptareve se shpreha vullnetin tim te ndershem, te sinqerte, qe te ulem me opoziten dhe te trajtoj nje per nje te gjithe listen e problemeve qe opozita ka me qeverine apo PD-ne”, ka deklaruar Berisha.

Zoti Berisha u ndal gjate ne shpjegimin e vendimeve te Kolegjit Zgjedhor, te cilat duhet te respektohen, edhe pse i njejti kolegj, sic tha kryeministri, i hoqi demokrateve nje mandat ne Fier, duke mos njohur si te vlefshme 512 vota qe percaktonin kete mandat.

Kjo do te thote, sic shpejgoi kryeministri Berisha, se e vetmja kerkese e socialisteve, jashte mundesise te qeverise, eshte hapja e kutive dhe rinumerimi i votave nga Parlamenti per cfaredolloj qellimi, gje qe ai ia kishte bere te qarte zotit Rama ne tryezen e presidentit.

“Duke garantuar opzoiten se jam i hapur te shqyrtoj cdo kerkese qe eshte mdis nesh, une gjithashtu theksova se kurre ndonjehere as nuk e kam konsideruar dhe as nuk do ta konsideroj ceshtje bilaterale ceshtjen e vendimeve gjyqesore. Nuk mundem pra, ne asnje menyre, qe problemet qe opozita ka me gjykaten t’i bej probleme midis qeverise dhe opozites. Ka qene, eshte dhe do te jete keshtu derisa gjykatat te jene te pavarura dhe te mos i bejme dege te ekzekutivit qe s’mund t’i bejme kurre”, ka theksuar Berisha.

Kryeministri tha se i kishte dhene zotit Rama te gjitha garancite per hetim te hollesishem te zgjedhjeve ne Parlament dhe se shikonte gjithcka te zgjidhshme pa prekur vendimin e gjykatave.

“E garantova se ne jemi gati qe neser te ngreme nje komision hetimor parlamentar dhe opozita te kete gjithnje shumicen ne votim ne kete komision. Dhe nese ne biem dakord, qe ceshtja e gjykatave nuk eshte midis nesh, por jane te secilit me gjykaten, ceshtjet e tjera jane te gjitha te trajtueshme dhe te zgjidhshme”, ka shtuar Berisha.

Oferta tjeter qe kryeministri e ka dhene edhe ne tryezen e bisedimeve eshte miratimi nga Parlamenti i te gjitha amendamenteve te Kodit Elektoral qe mund te paraqese Partia Socialiste ne perputhje me rezoluten e Keshillit te Europes dhe raportit te ODIHR-it per zgjedhjet.

Rekomandime, te cilat Partia Demokratike i sheh si evidentim i te gjithe problematikes elektorale dhe si garanci per zgjidhjen e tyre ne proceset e ardhshme elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA