Vizita ne Itali dhe vleresimi i saj si teper e suksesshme ishte teme kryesore qe kryeministri Sali Berisha trajtoi ne mbledhjen e deputeteve demokrate, te pakten ne pjesen e pare te fjalimit te tij, ne prani te mediave.
Shefi i qeverise theksoi se qendroi ne Verona te Italise, me ftese te homologut Berluskoni, si dhe pati nje vend nderi ne forumin e zhvilluar atje.
Nder te tjera Berisha theksoi se shume investitore te huaj treguan interes per Shqiperine, nderkohe qe u fol per energjine e rinovuar, turizmin, si dhe per sistemin e transportit.
“Ne firmosem nje dokument historik, partneritetin strategjik mes dy republikave qe eshte produkt i nje bashkepunimi te gjate, miqesor, i nje solidariteti te jashtezakonshem qe eshte kombi shqiptar dhe qeveria shqiptare ka zhvilluar dy dekadat e fundit”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha njoftoi edhe shtyrjen per nje date tjeter te vizites ne Belgjike, per shkak te tragjedise qe ndodhi mengjesin e sotem prane Brukselit, nga nje aksident i rende hekurudhor.
Top Channel