Dinamo ka mposhtur 1-0 rivalet e Beses fale golit te argjentinasit Rafael Soza, duke e cuar ne 15 pike diferencen mes tyre.
Fillimi i pjeses se pare ishte me i mire per kavajasit, por golin e gjen Dinamo. Ne minuten e 33, argjentinasi 21 – vjecar shfrytezoi shtatlartesine e tij per te shenuar golin e avantazhit per Dinamon e drejtuar nga Muca.
Dinamo e nis me mire pjesen e dyte, por ne minutat ne vazhdim terhiqet ne zonen e vet per te ruajtur rezultatin.
Besa i tenton te gjitha, por stoli qe kishte ne dispozicion trajneri Duro ofroi pak aleternativa cilesore. Rastet evidente mungojne dhe Dinamo shkon e qete ne fitore.
Per Dinamon kjo ishte fitorja e 17 sezonale, e cila e ngjit ne kuoten e 54 pikeve, ndersa per Besen e vendit te dyte me 39 pike, kjo ishte humbja e katert.
Top Channel