
Nje dite pas tryezes ne Presidence, Edi Rama informoi aleatet. Zyrtarisht, aletatet jane dakort me linjen e ndjekur nga zoti Rama: kerkesen per perhapjen e kutive dhe refuzimin e bisedimeve ne nivel teknik.
Por per t’i dhene nje shans nje zgjidhje te negociueshme, aleatet nuk percaktuan nje date per protesten e madhe, megjithese turi neper rrethe do te vazhdoje.
Ne nje deklarate per mediat pas takimit, Ngjela ka deklaruar se mbeshteste qendrimin e Rames.
“Tryeza eshte nje progres. Mbeshtes qendrimin e zotit Rama te shprehur ne takimin me presidentin e Republikes”, eshte shprehur Ngjela.
Ne takim, sipas Ngjeles, eshte diskutuar edhe per mundesine e mbajtjes se nje proteste te madhe, por qe nje gje e tille eshte shtyre ne pritje te nje pergjigje nga mazhoranca.
“Kur ta kuptojme se nuk do te gjendet nje zgjidhje, atehere mund te zhvillojme protesten”, theksoi Ngjela.
Ndersa kreu i PDS-se, Paskal Milo i ka bere thirrje presidentit te Republikes qe te zgjidhe krizen duke respektuar te drejten kushtetuese te opozites.
“Per ditet e ardhshme nuk eshte vendosur per nje bisede te drejtperdrejte, por tani topi eshte ne zyren e Topit. I bej thirrje presidentit te Republikes te respektoje te drejten kushtetuese per transparencen e zgjedhjeve. Ky nuk eshte nje favor, por nje e drejte kushtetuese e opozites”, tha Milo.
Nderkohe sipas kreut te PDK-se, “opozita nuk ka nje liste kerkesash, por kerkon transparencen e zgjedhjeve”.
“Kjo eshte e drejte e cdo qytetari per ta pasur nje gje te tille. U ra dakord qe te kete nje date per protestat ne nje kohe sa me te shpejt”, theksoi Ndoka.
Ne fund te tryezes opozitare nje dite pas tryezes se Presidentit te Republikes, Bamir Topi, kreu i G99, Erion Veliaj ka folur ashper ndaj kryeministrit Berisha.
“Berisha doli nje burre i pabese per shkeljen e kodit por edhe burre i padrejte. Sot ai kerkon te largoje vemendjen. Nese kemi nje deficit dashurie, ky eshte deficiti i qeverise ndaj qytetareve te vet. Eshte e kote qe te kemi negociata deri ne pafundesi”, thekson Veliaj.
Ai shtoi se nese tryeza deshton, atehere opozita do vijoje me protestat. “Sot ka nje konsensus qe kerkesa per hapjen e kutive eshte e drejte dhe transparente. Nuk ka asnje ligj qe te ndaloje hapjen e kutive. Kjo kerkese eshte plotesisht e ligjshme. Presidenti ka nje shans per te hyre ne histori”, shtoi kreu i G99.
Top Channel