Lushnje, rreshqitje dheu, demtohen 8 banesa

14/02/2010 19:10

Reshjet e rena ne menyre intesive ditet e fundit kane shkaktuar shume rreshqitje toke ne rrethin e Lushnjes. Por me e madhja ka qene ajo mbremjen e djeshme ne fshatin Hysgjokaj.

Nje siperfaqe prej 5 ha ka levizur per gati 1 m. Ne ket siperfaqe jane ndertuar 8 banesa qe jane kthyer te pabanueshme. Banoret e zones kane bere thirrje per ndihme, por deri tani askush nga pushteti lokal apo qendror nuk eshte dukur. I vetmi qe eshte gjendur banoreve ka qene deputeti i Lushnjes i Partise Socialiste Fatos Tushe. Ai ka bere thirrje banoreve te largohen nga shtepite te cilat shume shpejt mund te fundosen.

Banoret po evakuuohen drejt familjareve te tjere duke mare me vete te gjitha orendite e mundeshme, po heqin dyer e dritare dhe me ane te televizionit kane bere thirrje per ndihme.

Deputeti i Partise Socialiste Fatos Tushe beri thirrje qeverise te ktheje vemendjen nga keta banore te cilet jane dhe ne gjendje ekonomike shume te dobet.

Per te shkuar ne kete fshat banoret duhet te kalojne nga zona e Elbasanit pasi te dyja rruget qe lidhin kete zone jane shembur dhe pse kane kaluar dy muaj nga shembja e saj asnje mase nuk eshte marre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta