Bode: Amnistia çliron 3 miliarde dollare

14/02/2010 09:10

Amnistia fiskale do te hapet dhe mbyllet brenda vitit 2010, me nje kohezgjatje te shkurter, e nevojshme per biznesin qe te deklaroje “mekatet”.

Ministri i Financave pranon ekzistencen e planit “amnisti”, jo vetem si nevoje e biznesit, por se “u poqen kushtet” edhe per qeverine.

Numri nje i financave, Ridvan Bode, vlereson se amnistia fiskale do te gjeneroje rreth 3 miliarde dollare, ose 30 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto (GDP), qe aktualisht konsiderohet “ekonomia gri” apo pjesa informale.

Perballe nje paneli gazetaresh te njohur te ekonomise, Bode paraqiti disa detaje te marreveshjes me biznesin, qe konsiderohet me i rendesishmi ne 20 vitet e tranzicionit shqiptar, si dhe duke argumentuar shkaqet qe çuan ne pranimin e negociatave.

Si fillim, amnistia vjen si reagim i ligjit “Antimafia”, i cili godet rende krimin e organizuar dhe financat e tij.

“Ky eshte njeri shkak, por ka edhe arsye te tjera, qe lidhen me modernizimin e administrates, uljen e taksave, si dhe nevojen per te pasur amnisti pas 20 vjet ekonomi tregu te lire”, tha ministri Bode ne televizionin publik.

Diskutimet

Sipas kreut te Financave, niveli i informalitetit ne vend luhatet 30-40 per qind, dhe eshte pikerisht kjo pjese qe do te dale ne drite, me vetedeklarimin e biznesit te aseteve dhe pasurise te fshehur pergjate viteve.

“Tani eshte koha e duhur per te pasur nje amnisti te plote fiskale. Nuk kemi pasur ndonjehere nje te tille, sikurse e kane bere vendet e tjera.

Kushtet aktuale na e lejojne te ndermarrim nismen, per vete faktin se kemi ulur taksat, kemi nje sistem online te deklarimit, administrata fiskale eshte e modernizuar, kemi me shume profesionalizem dhe kapacitete.

Qe te gjithe elementet synojne uljen e evazionit. Ketu kuptojme me mire pse nuk ndermoren amnisti ne ‘96-‘97, pasi elementet qe permenda nuk ekzistonin”, tha ministri.

Argumentet

Tjeter motiv qe nxit amnistine eshte hyrja ne Bashkimin Europian. “Anetaresimi ne BE kerkon rregulla te forta dhe lufte kunder evazionit e informalitetit, disipline dhe konkurrence te ndershme.

Amnistia kompleton te gjithe procesin e transformimit te ekonomise shqiptare”, tha ministri. Sa u takon kushteve dhe perfitimit te te dyja paleve, biznesi ka sugjeruar nje norme takse ekstra prej 5 per qind mbi pasurine e fshehur, por ministri nuk preferoi te jepte shifer, megjithate nenkuptoi se e mirepriste.

Aktualisht palet jane duke diskutuar mbi kushtet e perfitimit, llojin e biznesit etj., nderkohe qe jane angazhuar edhe akademike te njohur te botes se financave dhe ekonomise.

“Nuk e kemi zgjedhur ende modelin qe do te ndjekim, natyrisht qe do shikohen edhe pervojat e vendeve te tjera. Sa i takon kohezgjatjes se procesit te zbatimit te amnistise, do te jete e shkurter, ndersa momenti i fillimit, pasi biznesi dhe ligji te jene gati, qe mendoj se mbyllet brenda vitit 2010”.

Top Channel