Vijojne bisedimet ne Presidence

13/02/2010 13:30

Vijojne hermetikisht punimet e tryezes, ku ndodhen nen drejtimin e kreut te shtetit, kryeministri Sali Berisha, i shoqeruar nga nje figure qendrore e Partise Demokratike, Astrit Patozi perballe Edi Rames, kryetar te Partise Socialiste, i cili ka ne krah nje personazh emblematik te selise roze Gramoz Ruci.

Deri me tani nuk ka patur asnje informacion dhe palet duket se kane qene fanatike ne ‘lejimin’ e rrjedhjes se detajeve.

Nuk dihet se sa gjate do te qendrojne ne presidence negociatoret, nderkohe qe kjo tryeze e kerkuar nga Keshilli i Evropes dhe e pershendetur nga nderkombetaret eshte shume e rralle persa i perket natyres se saj Tryeza po ndiqet me nje vemendje te vecante jo vetem te qytetareve e klases politike shqiptare, por edhe nga faktori diplomatik ne vendin tone.

Cilat jane qendrimet e paleve ne tryeze? A eshte i forte qendrimi i presidentit Topi? A po bisedohet qetesisht mes Berishes e Rames? Te gjitha ketyre pyetjeve pritet t’i jepet pergjigje oret ne vijim…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB