Tafaj ne stervitje: Por, nuk jam trajner

13/02/2010 13:30

Aktualisht trajner stoli i Tiranes eshte Luan Zengla, nderkohe qe Devis Mukaj eshte emeruar zyrtarisht trajner-lojtar, por gjithsesi, Alban Tafaj vazhdon ta luaje rolin e teknikut, pasi dje ka veshur serish tutat dhe ka zbritur ne fushe per te drejtuar skuadren ne stervitje.

Ky eshte lajmi me i ri qe vjen nga fusha stervitore e bardhebluve. Por ai qe e ka rikonfirmuar kete fakt ka qene vete ish-trajneri i bardhebluve, Tafaj, i pezulluar per nje vit nga Disiplina.

Sipas lajmeve te fundit nga kampi bardheblu, Albani eshte rikthyer ne postin e drejtorit teknik te Tiranes, por megjithate zbritja e tij ne fushe per te stervitur bardheblute e perligj faktin. Vete Tafaj, i zene ngushte, duke udhehequr stervitjen ka vene theksin se nuk eshte trajner.

“Nuk jam trajneri i Tiranes”, ka nenvizuar Tafaj. Nderkohe qe ne stervitjen e Tiranes dje ka marre pjese edhe Ansi Agolli, i cili aktualisht luan ne radhet e skuadres ukrainase Kribvas. Ish-mesfushori i krahut te bardheblute ka mberritur ne Shqiperi per shkak te nje demtimi te pesuar dhe tashme po shikon te rimarre formen fizike, duke u stervitur perkrah ish-shokeve. Gjithsesi Agolli nuk ka mundur ta shmange diskutimin ne lidhje me Tiranen aktuale, e cila duket se eshte rikthyer serish ne krizen qe e kishte zaptuar ne fazen e pare te sezonit. Megjithate per mesfushorin, Tirana eshte skuadra qe gjithmone lufton per titujt ne kampionatin shqiptar te futbollit.

“Me vjen keq qe skuadra ndodhet ne kete gjendje, nenvizoi dje Agollit pas stervitjes. Por besoj se ekipi eshte i mire. Shpresoj te mundin Besen ne ndeshjen e kthimit ne Kupe dhe te pakten te arrijne deri ne finale”. Nderkohe nuk fsheh faktin qe fitimi i titullit kampion te Shqiperise ne edicionin e kaluar eshte diçka qe i dhuron ende shume kenaqesi. “Ne ishim nje skuader e mire dhe jam shume i lumtur qe ia arritem te dilnim kampione ne fundin e sezonit te kaluar”, perfundon futbollisti, i cili tashme ka fituar nje vend stabel ne Kombetaren e Josip Kuzhe. Me gjithe zhvillimet e fundit, Tirana per asnje moment nuk e ka shkeputur mendjen nga kampionati, ku ne ndeshjen e radhes do te duhet te perballet me Shkumbinin ne Peqin.

Kushtet e renduara atmosferike, pasi kane shtyre per nje date te papercaktuar ndeshjet çerekfinale te Kupes, Gramozi-Teuta dhe Shkumbini-Dinamo, me shume mundesi mund te shtyjne kete radhe edhe ndeshjen e se dieles ne kampionat, mes skuadres peqinase dhe asaj te Tiranes. Fusha sportive e Shkumbinit, ku kjo skuader zhvillon ndeshjet, eshte ne nje gjendje te mjerueshme e per pasoje nuk mund te perballoje reshje te dendura shiu. Megjithate vendimi perfundimtar do te merret pasi te verifikohen kushtet pak para orarit te caktuar per t’u luajtur kjo ndeshje.

Top Channel