
Zv/presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Anxhelili ka leshuar sot nje deklarate per shtyp per situaten politike ne Shqiperi, te shperndare per mediat nga Kuvendi i Shqiperise.
Ne kete deklarate, zonja Anxhelili, eurodeputete italiane e partise se kryeministrit Berluskoni, thote se ne rezoluten e Parlamentit Europian, eshte njohur progresi i Shqiperise dhe permiresimet e realizuara ne procesin zgjedhor te 28 qershorit ne Shqiperi.
“Ne te njejten kohe, Strasburgu i ka kekruar opozites t’i jape fund bojkotit e parlamentit dhe te perfaqesoje votuesit e saj”, thuhet ne deklarate. Zv/presidentja e Parlamentit Europian thote se bashkohet me deklaraten e kryetarit te Partise Popullore Europiane ne Parlamentin Europian, i cili vuri ne dukje rolin thelbesor te vezhguesve nderkombetare qe nuk evidentuan asnje parregullsi ne numerimin e votave.
Anxhelili i ben thirrje opozites te bashkepunoje, sic thote ajo, me qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga qytetaret, ne menyre qe te garantohen reformat e nevojshme per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian.
Top Channel