
Ora 11.00 ka shenuar uljen ne nje tryeze te perbashket, te drejtuar nga Presidenti Bamir Topi, te kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama.(UPDATE)
E paralajmeruar me heret, dy politikanet kryesore te vendit u shoqeruan, perkatesisht, zoti Berisha nga nenkryetari i Partise Demokratike dhe kreu i grupit parlamentar, Astrit Patozi., ndersa zoti Rama, nga kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci.
Bisedimet mes paleve per mundesimin e zgjidhjes se krizes politike kane zgjatur ekzaktesisht 3 ore. Mund te thuhet fare mire se kjo ishte surpriza me e madhe e ketij takimi te shumepritur mes Berishes dhe Rames, pasi askush, ndoshta as ata vete nuk parashikonte te qendronte kaq gjate ne keto negociata politike, te parat qe zhvillohen ne kete format te larte politik, mes Sali Berishes dhe Edi Rames, ne pozicionet e tyre si kryetaret e partive kryesore ne vend.
Eshte ende shume heret per te mesuar detaje nga negociatat treoreshe mes paleve, por dihet me siguri se presidenti Bamir Topi nuk ka paraqitur nje draft marrveshje per palet, duke preferuar, me pare, te degjoje pretendimet dhe argumentat e socialisteve dhe demokrateve per menyren e zgjidhjes se krizes.
Dita e pare e negociatave nuk duket se le shume vend per te menduar se Sali Berisha apo Edi Rama mund te levizin nga pozicionet e deritanishme. Partia Demokratike ka bere te qarte, edhe me heret se ligji nuk lejon hapjen e kutive dhe rinumerimin e votave, sic kerkon Partia Socialiste.
Vete Edi Rama ka bere gjithashtu te qarte se pa realizimin e kesaj kerkese, qe ajo e quan ligjore, nuk mund te mendohet nderprerja e bojkotit te opozites. Te dyja palet bashkohen rreth rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes per hetimin e zgjedhjeve, por ajo qe duket se vazhdon t’i ndaje eshte leximi i ndryshem i pikes 7 te rezolutes per rolin e parlamentit dhe fuqine e tij mbi kutite e votimit.
Top Channel