
Brenda 24 oresh, ambasadori i Spanjes, vendi qe mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian, ben dy dalje te njepasnjeshme publike. Interesi per tryezen eshte maksimal.
“Mendoj se kjo eshte nje hap shume pozitiv, shume i rendesishem perpara, ne kuptimin qe dialogu eshte esenca e demokracise, eshte baza e gjithckaje, nje rruge per te arritur marreveshje, por ky eshte nje hap i pare i cili duhet pasuar nga te tjere“, shprehet ambasadori.
Montobio sqaron disa afate qe duhen mbajtur parasysh, me kryesori,
Keshilli i stabilizim-asociimit, ne nivel ministrash te jashtem mes 27 vendeve anetare te Bashkimit Europian dhe Shqiperise, qe mblidhet vetem nje here ne vit ne Bruksel. Dhe per Shqiperine jane ne loje statusi i vendit kandidat ne Bashkimin Europian dhe liberalizimi i vizave. Ne rast se afatet nuk respektohen, nuk eshte se Shqiperia nuk do te behet nje dite anetare e Bashkimit Europian, ajo thjesht do te vonohet te pakten edhe nje vit.
“Dhe per Bashkimin Europian ka dy momente te rendesishme; nga njera ane nje keshill stabilizim-asociimi ne nivel ministrash mes Bashkimit Europian dhe Shqiperise me 10 maj, i cili mblidhet vetem nje here ne vit, cka do te thote se ky keshill do te orientoje marredheniet politike mes Bashkimit Europian dhe Shqiperise pergjate nje viti dhe eshte shume e rendesishme se cfare do te jete ne qender te vemendjes atje. Perpara kesaj, me 11 mars do te mbahet nje komitet asociimi, qe eshte takimi pergatitor i Keshillit te stabilizim-asociimit. Por me afer akoma ka ende dy data qe jane te rendesishme. Me 22 shkurt nje delegacion i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes do te vije ne Shqiperi dhe do te ishte shume pozitive qe deri ne kete date, procesi i dialogut i Presidentit te Republikes te tregoje qe jo vetem ka filluar, por edhe po prodhon disa rezultate domethenese. Une mendoj se ka gjithashtu edhe nje afat shume te rendesishem kushtetues qe eshte mbushja e afatit 6 mujor kur anetaret e parlamentit duhet te zene vendet e tyre ne parlament. Skenar pozitiv do te ishte qe opozita te hyje ne parlament brenda ketyre datave, ne saje te nje marreveshjeje qe do te bente te mundur vazhdimin e dialogut politik, i cili nuk eshte nje gje e jashtezakonshme, por dicka normale dhe e zakonshme ne cdo demokraci“, shton Montobio.
Top Channel