Fule, dita e pare me krizen shqiptare

13/02/2010 09:30

Komisioneri i ri per Zgjerimin dhe Fqinjesine ne Bashkimin Europian, Stefan Fule i eshte perveshur tashme punes pas miratimit te kolegjit te komisionereve nga Parlamenti Europian.

“Kjo eshte dita ime e pare ne zyren time te re. Nga Strasburgu mberrita vec dje, dje ne mbremje, e sot kam nje numer takimesh e bisedash telefonike dhe do te jem i lumtur te pres edhe zevendeskryeministrin serb vone gjate pasdites”, ka deklaruar Fule.

Natyrisht qe diplomacia serbe nuk mund t’i lejonte boshlleqe dites se pare zyrtare te punes se komisionerit Fule, ndryshe nga Shqiperia qe zien nga kriza politike.

“Jam i shqetesuar sepse nese kjo gje nuk do te zgjidhet ne te ardhmen e afert do te mund te sjelle nje numer te caktuar implikimesh. Keshtu qe vleresoj se eshte e rendesishme qe pas zgjedhjeve demokratike te vazhdohet me kete proces demokratik, qe do te thote te vijohet diskutimi politik ne kuader te Parlamentit dhe jo ne rruge. Ndaj i mirepres sinjalet e fundit politike qe vijne nga Shqiperia dhe qe gezojne mbeshtetjen time te plote”, ka thene Fule.

Ne diten e pare te punes, i pyetur nga TCH nese kjo situate do te sjelle implikime negative ne dhenien e opinionit te Komisionit per statusin kandidat te Shqiperise, komisioneri Fule u pergjigj se implikimet do te vinin nga zgjatja e nje situate te tille.

“E thash shume qarte se nese kjo situate vazhdon, se nese nuk do te kete shtrirje te gjere te perpjekjeve te mira per gjetjen e zgjidhjes, kjo gje mund te sjelle implikim negativ. Por shpresoj shume, meqe jemi ne kohe, qe do te behen te gjitha perpjekjet e duhura tani per gjetjen e zgjidhjes”, ka shtuar Fule.

Shqiperia aplikoi per statusin kandidat ne BE ne prill te vitit te kaluar, ndersa tani ndodhet ne fazen e plotesimit te pyetesorit. Situata politike ne vend pritet te pasqyrohet ne opinionin qe Komisioni Europian do te jape per aftesine e vendit per ta merituar kete status.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA