Elbasan, shembje dheu, demtohen banesat

13/02/2010 17:20

Ne fshatin Shelcan të Komunes se Shushices ne rrethin e Elbasanit jane regjistruar rreshkitje dheu me pasoje demtimin e tre banesave dhe rrezikimin e 10 te tjerave.

Keto shtepi jane te rrezikshme per banim dhe banoret jane evakuar tashme. Erozioni i tokes ka nisur qe prej disa ditesh por mbremjen e djeshme gjendja eshte perkeqesuar duke rrezikuar qe te zere banoret brenda.

Rreshkitja e dheut eshte provokuar nga reshjet e shiut duke perfshire nje siperfaqe prej disa hektaresh ne kete fshat dhe vetem diten e sotme toka ka pesuar nje rreshkitje prej 20 cm ndersa  vazhdon qe situate te avancoje.

Gjithashtu erozioni i tokes ka cenuar edhe aksin e rruges Elbasan-Gjinar, e cila aktualisht eshte ne rikonstruksion e siper. Poashtu rrezikohet edhe nje vlere unike e kultures mesjetare sic eshte kisha e Shelcanit ku ka pikturuar Onufri i madh.

Ne vendngjarje kane shkuar Specialistet e Emergjencave Civile per te bere verifikimin e demit per te marre keshtu masat e duhura.

Top Channel